BABASI COO , FRYMËZIMI MË I BUKUR NGA NATYRA.

Babasi Coo, vjen si frymëzimi më i bukur nga natyra për të gjithë adhuruesit e arredimit, përsosmërisë dhe elegancës.

Ndaj nëse ambjenti juaj ju duket i mërzitshëm dhe “cheap” Babasi Coo sigurisht e ka një zgjidhje. Dekorimi i brendshëm ose i jashtëm i shtëpisë suaj do të shkëlqejë nga gurët natyrorë autokton, të nxjerrë nga guroret shqiptare e të punuar në detaje.

Babasi Coo ofron për të gjithë ju 4 produkte kryesore, secili i vecantë dhe unik në llojin e vet, duke iu përgjigjur të gjitha nevojave dhe kërkesave tuaja.

Royal Brown është një nga produktet më të fundit, një gur gëlqeror në vetvete, por paraqitet si një gur shumë i fortë, ka një lustrim shumë të mirë dhe është shumë tërheqës. Vjen nga gurorja e Krujës.

Grey Moon Light vjen nga gurorja e tyre e Shkodrës. Ai është një mermer shumë i fortë, me porozitet shumë të ulët, shumë i qëndrueshëm. Një ndër produktet më të shitura dhe më të pëlqyera nga klientët.

Grey Moon Dark është gjithashtu një materiali shumë i shitur. Vjen në sasi të madhe dhe e ka prejardhjen nga Shkodra. Ky gur është një mermer i fortë, ka vena shumë të bukura, porozitet të ulët dhe qëndrueshmëri.

Queen Brown është produkti i tyre më i fundit, i ardhur nga malet e Krujës. Ai qëndron si një gur gëlqeror i fortë me strukturë të mirëndërtuar e uniformitet.

Me shumë vite ekspertizë dhe 20 vjet përvojë në biznesin e gurit, Babasi Coo është krenar që konsiderohet një lider në prodhim lidhur me mermerin e tij unik, të nxjerrë me shumë përpjekje dhe përsosmëri.

Ai operon në prodhim, tregtim dhe transportim të materialeve inerte vendase si: rërë, zhavorr, gurë, gëlqere, granit si dhe materiale të ndryshme ndërtimi.

Misioni kryesor i Babasi Coo është përditësimi i vazhdueshëm i qasjes së tij duke qëndruar inovativ e gjithashtu ofrimi i standartit më të lartë të produkteve dhe shërbimeve si për shitësit me pakicë ashtu edhe për klientët.

Shërbimet e Babasi Coo përshtaten ne varësi të kërkesave dhe nevojave të klientit, duke ndjekur të gjitha fazat e realizimit të një projekti që nga furnizimi i pllakave, tek materialet e ndërtimit, e deri në projektimin e ambientit, aksesorëve dekorues etj. Kjo tregon edhe pikën e tij më të fortë, fleksibilitetin.

Për të qenë gjithmonë unik dhe elegant na kontakto në :

+355 68 204 9005

Shërbimi i Babasi Coo nuk ofrohet vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.

FOR A UNIQUE AND ALWAYS ELEGANT LOOKING INTERIOR/ EXTERIOR, MAKE SURE TO CONTACT US AT:

World Wide services

+355 68 204 9005